Ambasadori Reka takohet me përfaqësuesen e Afrikës së Jugut në OKB, shtetin jonjohës

28 prill 2023 | 12:53

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka bërë me dije se është takuar me perfaqesuesen e përhershme të Afrikës së Jugut në Organiziatën e Kombëve të Bashkuara (OKB).

Reka ka treguar se ky takim ka ndodhur me rastin e festës shtetërore të Afrikës së Jugut. Me këtë rast, ambasadori Reka ka vlerësuar lart rolin e liderit historik të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela.

Afrika e Jugut ende nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës.

“Në 29 – vjetorin e festës shtetërore: Ditës së Lirisë, kënaqësi të takoja, ambasadoren Mathu Joyini, përfaqësuese e përhershme e Republikës së Afrikës të Jugut në OKB. Mandela ndryshoi historinë!”, ka shkruar Reka në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar të premten rezultatet…