Ambasadori Reka takon eurodeputetin austriak, i kërkon mbështetjen për Kosovën
23 shtator 2024
| 16:20
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka pritur në takim eurodeputetin austriak, Lucas Mandl, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në Kosovë, për mbështetjen e tij edhe në të ardhmen për shtetin e Kosovës.
“Dje prita euro-deputetin austriak Lucas Mandl, i cili në Nju Jork, po merr pjesë në samitin e OKB për të ardhmen (Summit of the Future). Duke i uruar rizgjedhjen në Parlamentin Evropian, i kërkova mbështetjen për Republikën e Kosovës, shtetit më pro-perëndimor të Ballkanit. Në emër të ‘stabilokracisë’, nuk guxon të flijohet demokracia, e të shpërblehet autokracia”, ka shkruar Reka në “Facebook”.