
Ambasadori Reka takon Ferit Hoxhën i cili është në përfundim të mandatit të tij në Nju-Jork
24 shkurt 2024
| 13:43
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka takuar përfaqësuesin e përhershëm të Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, i cili është në përfundim të mandatit të tij në Nju-Jork.
“Me ambasadorin Ferit Hoxha, përfaqësuesin e përhershëm të Shqipërisë në OKB, në përfundim të mandatit të tij në Nju-Jork. Faleminderit për bashkëpunimin dhe mbështetjen, sidomos gjatë dy viteve të fundit, kur Shqipëria ishte anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit. Suksese të reja në Bruksel!”, ka shkruar Reka në “Facebook”.