Ambasadori Reka takon kryesuesen e 55 shteteve afrikane në Kombet e Bashkuara
27 maj 2023
| 15:05
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka takuar përfaqësuesen e përhershme të Republikës së Afrikës së Jugut në OKB, Mathu Joyini, e cila është edhe kryesuese aktuale e 55 shteteve afrikane në Kombet e Bashkuara.
“Edhe një takim miqësor me ambasadoren Mathu Joyini, Përfaqësuese e Përhershme e Republikës së Afrikës së Jugut në OKB, kryesuese aktuale e 55 shteteve afrikane në Kombet e Bashkuara”, ka shkruar Reka në “Facebook”.