Ambasadori Reka takon përfaqësuesin e Kroacisë në OKB, rikonfirmohet bashkëpunimi

13 janar 2023 | 18:44

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka takuar përfaqësuesin e Përhershëm të Kroacisë në OKB, Ivan Shimonovic.

Reka dhe Shimonovic kanë diskutuar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për proceset integruese.

“Me ambasadorin Ivan Shimonovic, Përfaqësuesin e Përhershëm të Kroacisë në OKB, ish Ndihmës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe përfaqësues i Qeverisë së Kroacisë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në padinë për gjenocid kundër Republikës Federale të Jugosllavisë”.

“Rikonfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera Kosovë-Kroaci dhe mbështetje e plotë për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar Reka në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rifet İsmajli shpall të pavlefshme certifikatën, QAP, - Ferizaj.