Ambasadori Reka takon përfaqësuesin e përhershëm të Mauritanisë në OKB
05 shtator 2023
| 18:41
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, po vazhdon takimet me përfaqësues të shteteve të ndryshme në OKB.
Reka të martën ka takuar ambasadorin Sidi Mohamed Laghdaf, përfaqësuesin e përhershëm të Mauritanisë në OKB.
Ky shtet e ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2010.