Ambasadori Reka takon përfaqësuesin e Përhershëm të Vatikanit në OKB
17 gusht 2023
| 18:07
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka po vazhdon takimet me përfaqësues të vendeve të ndryshme që janë pjesë e OKB-së.
Kësaj here, Reka u takua me Gabriele Caccia, përfaqësuesin e Përhershëm të Vatikanit në OKB.
“Edhe një takim miqësor me Nuncio Apostolik Gabriele Caccia, Observerin e Përhershëm të Vatikanit në OKB”, ka shkruar Reka në “Facebook”.