Ambasadori Reka takon përfaqësuesin e Senegalit në OKB, shteti që kryeson Unionin Afrikan
17 janar 2023
| 18:45
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka takuar ambasadorin Cheikh Niang, përfaqësues i përhershëm i Senegalit në OKB, shtetit që e kryeson Unionin Afrikan, të 54 shteteve afrikane.
Reka përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se në këtë takim u rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale.
“Nga takimi me Ambasadorin Cheikh Niang, Përfaqësues i Përhershëm i Senegalit në OKB, shtetit që e kryeson Unionin Afrikan. Rikonfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale”, ka shkruar ambasadori Reka.