Ambasadori Reka takon përfaqësuesin e Sllovenisë në KS të OKB-së, Samuel Zbogar
23 tetor 2024
| 22:48
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka njoftuar se ka takuar përfaqësuesin e Sllovenisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Samuel Zbogar.
Ky i fundit para disa vjetësh ka qenë shef i zyrës së BE-së në Kosovë.
Ambasadori Reka po vazhdon me takime me përfaqësues të ndryshëm të vendeve botës, ku temë diskutimi ka zhvillimet e përgjithshme në Kosovë dhe lobimin për të fuqizuar edhe më shumë politikën e jashtme të vendit tonë.