Ambasadori Reka takon shefin e Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në OKB
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka takuar shefin e Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në OKB, ambasadorin Michal Miarka.
Reka përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se për Kosovën, Aleanca Veri-Atlantike është më shumë se një organizatë ndërkombëtare.
“Me ambasadorin Michal Miarka, Shef i Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në OKB. Për Kosovën, Aleanca Veri-Atlantike është më shumë se një organizatë ndërkombëtare; është aleancë e vlerave, gardian i lirisë dhe ndëshkues i tiranisë. Kjo u dëshmua me intervenimin e saj në vitin 1999 kundër regjimit gjenocidial serb, për të mbrojtur një popull të tërë nga shfarosja. Faleminderit i përjetshëm! Pa NATO-n, bota do të ishte më pak e sigurt.