![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/rrr.jpg)
Ambasadori Reka takon veteranin e mbrojtjes së çështjes së Kosovës në ShBA
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka pritur në takim Sergio Sejdi Bitiqin, një nga veteranët e mbrojtjes së çështjes së Kosovës në SHBA
“Kënaqësi të prisja sot, Sergio Sejdi Bitiqin, një nga veteranët e mbrojtjes së çështjes së Kosovës në SHBA. Pos angazhimit për sensibilizimin e zyrtarëve dhe opinionit amerikan ne tri dekadat e fundit të shekullit të kaluar, libri i tij: ‘Kosovo, Path to Freedom’(2012), përmbledh letrat dhe dokumentet që z. Bitiqi me veprimtarët e tjerë shqiptaro-amerikan, ia kishin dërguar administratave amerikane dhe sekretarëve të përgjithshëm të OKB-së, duke i njoftuar për gjendjen e rëndë në Kosovën e pushtuar nga Serbia”, ka shkruar Reka në “Facebook”.
Ai ka thënë se në mesin e dokumenteve është edhe letra e Ajnshtajnit dërguar qarqeve ndërkombëtare në vitin 1931, për vrasjen e albanologut kroat Milan Shuflay nga shërbimi sekret i mbretërisë jugosllave.
“Gjatë bisedës do të me thoshte: ‘atëherë ishim 100 herë më pak, por punonim 100 herë më shumë’!”, ka shkruar Reka.