Ambasadori Reka takon zv/përfaqësuesen e Japonisë në OKB, Shino Mitsuko
11 tetor 2023
| 13:41
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka vazhduar takime me përfaqësuese të vendeve që janë pjesë e OKB-së.
Ai kësaj radhe ka takuar zv/përfaqësuesen e përhershme të Japonisë në OKB, Shino Mitsuko.
“Nga takimi me ambasadoren Shino Mitsuko, zv. Përfaqësuese e Përhershme e Japonisë në OKB, shtet anëtar i Këshillit të Sigurimit”, ka shkruar Reka në “Facebook”.
Një ditë më parë Reka ka takuar edhe përfaqësuesen e Përhershme të Mbretërisë së Bashkuar në OKB, Barbara Woodward.