Ambasadori Reka vazhdon aktivitetin e tij diplomatik, takon përfaqësuesin e Ruandës në OKB
23 qershor 2024
| 12:43
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, po vazhdon aktivitetin e tij diplomatik për fuqizimin e shtetit të Kosovës.
Reka këto ditë ka zhvilluar shumë takime me përfaqësues të vendeve të ndryshme, anëtare të OKB-së, edhe të atyre shteteve që ende nuk e kanë njohur Kosovën.
Kësaj here ambasadori Reka ka takuar përfaqësuesin e përhershëm të Ruandës në Kombet e Bashkuara, Ernest Rwamucyo.
“Nga takimi në misionin e përhershëm të Ruandës në OKB, me ambasadorin Ernest Rwamucyo, përfaqësues i përhershëm i Ruandës në Kombet e Bashkuara”, ka shkruar Reka në “Facebook”.