Ambasadori Reka vazhdon takimet, kësaj here takon përfaqësuesen e Salvadorit në OKB
06 shtator 2023
| 23:12
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka takuar të mërkurën përfaqësuesen e Salvadorit në OKB.
“Nga takimi i sotëm me ambasadoren Egriselda López, Përfaqësuese e Përhershme e Salvadorit në OKB”, ka shkruar Reka në “Facebook”.
Salvadori ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2013.
Një ditë më parë ambasador Reka ka takuar edhe përfaqësuesin e përhershëm të Mauritanisë në OKB, Sidi Mohamed Laghdaf.