Ambasadori Reka vazhdon takimet me përfaqësues të shteteve mike të Kosovës
11 shkurt 2023
| 09:58
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, është takuar me përfaqësuesin e përhershëm të Kanadasë në OKB, shtetin mik që për këto 15 vite mbështeti Republikën e Kosovës.
“Nga takimi me ambasadorin Bob Rae, përfaqësues i përhershëm i Kanadasë në OKB, shtetin mik që për këto 15 vite mbështeti Republikën e Kosovës”, ka shkruar Reka në “Facebook”.