Ambasadori Reka voton për zgjedhjet e 9 shkurtit në Nju-Jork, ja mesazhi i tij

08 shkurt 2025 | 15:14

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka votuar për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju-Jork.

Ai ka shkruar në “Facebook” se sot po voton nga kryeqendra botërore, ku me dekada vepronin për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.

“Për të parën herë në Nju Jork, në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, bashkatdhetarët tanë votojnë për Kuvendin e Kosovës. Nga kryeqendra botërore, ku me dekada vepronin për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, sot vendosin për përfaqësuesit legjitim të shtetit, për cilin kontribuuan”, ka shkruar Reka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër, më 9 shkurt, në orën 09:30, kandidati i PDK-së…