Ambasadori Rohde: Kosova e Serbia kënaqin audiencat e tyre lokale, por nuk afrohen në qëllime si BE-ja
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shkruar për Konferencën e Sigurisë së Munihut, e cila fillon këtë javë, duke thënë se tema e këtij viti, i përshtatet situatës në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se këtë vit, konferenca mbahet me temën: “Dinamikat humb-humb në politikat ndërkombëtare”.
“A nuk përshtatet kjo në mënyrë perfekte me atë që po shohim aktualisht mes Kosovës dhe Serbisë?”, ka shkruar Rohde në platformën “X”.
Rohde ka thënë se Kosova dhe Serbia janë duke kënaqur audiencat e tyre, por nuk janë duke u ofruar me qëllimet siç është Bashkimi Evropian (BE).
“Të dyja kënaqin audiencat e tyre lokale deri më tani, por nuk afrohen te qëllimet e përbashkëta si BE-ja”, ka shkruar Rohde.
The 60th @MunSecConf begins on Friday. This year's theme: lose-lose dynamics in int politics. Doesn't that fit perfectly with what we currently see between 🇽🇰&🇷🇸? Both satisfy so far their local audiences, but don‘t get closer to common goals like the 🇪🇺.https://t.co/6Own3tbIv5
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) February 13, 2024