Ambasadori Rohde për situatën në veri: Shumë shqetësuese

07 dhjetor 2022 | 10:42

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas sulmeve të djeshme në objektin e KKZ-së në veri, duke thënë se një gjë e tillë është e papranueshme.

“Vërtet shumë shqetësuese. Dhuna e djeshme ndaj zyrave zgjedhore komunale është e papranueshme. Mirë që PK-ja në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in është prezente. Mbështetje e plotë për demonstratat paqësore, por zero tolerancë ndaj dhunës”, ka shkruar Rohde në “Twitter”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka reaguar pas situatës…