Ambasadori Rohde pret në takim trajnerin e ri të Kosovës, Franco Foda
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde e ka mirëpritur në zyrën e tij trajnerin e ri të Përfaqësues së Kosovës në futboll, Franco Foda.
“E mirë për të mirëpritur trajnerin e ri të Përfaqësues së Kosovës, Franco Foda, dhe ekipin e tij në zyrën time! Duke qenë vetë entuziast i futbollit, diskutuam sfidat dhe perspektivat aktuale të ekipit kombëtar të Kosovës. Krahas GenSec Markus Weidner, trajneri i ri thekson angazhimin e fortë të Federatës së Futbollit të Kosovës”, ka thënë Rohde përmes një postimi në “X”.
Great to welcome 🇽🇰‘s new national coach, Franco Foda🇩🇪, & his team to my office! Being a ⚽️ enthusiast myself, we discussed current challenges & prospects of the 🇽🇰 national team. Alongside GenSec Markus Weidner, the new coaching team emphasises the strong 🇩🇪 engagement @FFK_KS pic.twitter.com/lsaS5Me72d
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) March 12, 2024