Ambasadori Rohde: Vendnumërimi nuk është opsioni i duhur për Kosovën

03 janar 2025 | 16:31

Ambasadori i Gjermanisë në Republikën e Kosovës, Jörn Rohde ka komentuar zhvillimet kryesore që kanë karakterizuar vitin 2024.

Në një intervistë për Radio Dukagjinin të transmetuar më 01 janar 2025, ambasadori Jörn Rohde, ka folur për sigurinë në vend, për anëtarësimin e Kosovës në organizata të rëndësishme të Bashkimit Evropian, për zbatimin e njëanshëm të marrëveshjes së Brukselit, për raportet e tij me kryeministrin Albin Kurtin dhe për jetën në përgjithësi në Kosovë.

Ai ka thënë se viti 2024 kishte filluar me lajme të mirë, pra liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Ndërsa ka potencuar edhe ngecjet në dialogun me Serbinë.

Gjithashtu, ai ka folur edhe për sulmin në kanalin e Ibër Lepencit.

Ndërsa raportet mes Gjermanisë dhe Kosovës, Rohde ka thënë se janë “janë jashtëzakonisht të forta”.

Intervista e plotë: https://telegrafi.com/ambasadori-rohde-vendnumerimi-nuk-eshte-opsioni-duhur-per-kosoven/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se zgjedhjet parlamentare…