Ambasadori rus i tregon Vuçiqit pse u anulua vizita e Lavrovit në Beograd

06 qershor 2022 | 12:03

Ambasadori i Rusisë në Beograd i ka treguar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për arsyet të cilat çuan në anulimin e ministrit të Jashtëm rus, Sergeu Lavrov e paralajmëruar që të ndodhte më 7 qershor.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Instagram”, Vuçiq ka thënë se ambasadori i ka treguar dokumente që e mbështesin anulimin e vizitës.

Bullgaria, Rumania, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, kanë ndaluar hapësirën ajrore për Lavrovin, duke ia pamundësuar vizitën zyrtare në Serbi.

Në këto kushte vizita është anuluar, me çka edhe Vuçiq është takuar urgjentisht me ambasadorin rus në Beograd.

Ndërkohë, të dielën kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, ka thënë se është e rëndësishme që të kenë vend edhe për kryediplomatin rus si dhe për kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

E kancelari gjerman Serbinë do ta vizitojë më 10 qershor, në kohën kur dallimet mes Rusisë dhe Gjermanisë janë të thella shkak i nisjes së pushtimit rus në Ukrainë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, u shfaq i qetë pas…