Ambasadori rus në Poloni sulmohet nga turma me ngjyrë të kuqe (video)
09 maj 2022
| 13:52
Ambasadori i Rusisë në Poloni është sulmuar me ngjyrë të kuqe nga protestuesit teksa nderonte ushtarët e Bashkimit Sovjetik të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Turmat bërtisnin “fashistë” ndaj Sergej Andrejevit derisa e rrethuan atë. Kjo vjen pas 10-javësh lufte brutale në Ukrainë.
Shumë prej tyre mbanin flamuj të Ukrainës për të treguar mbështetjen e tyre për vendin e shkatërruar nga lufta, derisa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se “e keqja ka rilindur 77 vjet pasi nazistët u mundën në Evropë”.