Ambasadori i Rusisë: Rajoni në zonën e turbulencave, lidhni rripat e sigurisë

02 qershor 2018 | 12:35

Rusia do të vazhdojë ta mbështesë Serbinë në zgjidhjen e problemit me Kosovën. Kështu i ka thënë agjencisë ruse të lajmeve “Sputnik”, ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksander Çepurin.

“Rusia e ka mbështetur, e mbështet dhe do ta mbështesë Serbinë dhe popullin serb. Se çfarë do të jetë zgjidhja dhe cilat janë kompromiset e mundshme, kjo është një çështje e Serbisë dhe udhëheqësve serbë”, ka thënë Çepurin.

Ai ka shtuar se deri në gjetjen e zgjidhjes për Kosovën, në fuqi do të jetë Rezoluta e Këshillit të Sigurimit 1244.

“Proceset në botë dhe rajon kanë hyrë në zonën e turbulencave të mëdha, prandaj është momenti i duhur të vendosen rripat e sigurisë”, ka porositur në mënyrë metaforike ambasadori rus Çepurin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bilall Sherifi  Në vend të mobilizimit të energjive të tërësishme…