Ambasadori serb në Tiranë: Që të vazhdojë dialogu, duhet hequr taksa
18 shkurt 2019
| 23:01
Ambasadori serb në Tiranë Miroljub Zariç, ka deklaruar se sfida më e mëdhe e Serbisë është vijimi i dialogut me Kosovën.
Siç transmeton “Oranews”, gjithashtu Zariç ka thënë se Kosova duhet ta heqë taksën 100% për produktet serbe.
“Prioriteti ynë kryesor është sërish ruajtja e interesit tonë në lidhje me Kosovën dhe Metohinë dhe ne nuk duhet të braktisim zotimin tonë për dialog dhe kompromis në mënyrë që të arrijmë në një zgjidhje gjithëpërfshirëse, afatgjatë dhe të qëndrueshme. Që të vazhdojë ky dialog është e nevojshme të ndërpritet vendimi i Prishtinës për të vendosur tarifa 100% për produktet e Serbisë”, u shpreh ai.