Ambasadori spanjoll: Mosnjohja e Kosovës i shkakton probleme Spanjës

12 korrik 2021 | 17:13

Spanja nuk e njeh Kosovën, por kjo i shkakton probleme të konsiderueshme Madridit zyrtar. Kështu ka thënë ambasadori spanjoll në Beograd, Raul Bartolome Molina.

Në një intervistë për “Novostin” e Serbisë, Molina ka thënë se pozicioni i Spanjës në lidhje me Kosovën është politikë zyrtare shtetërore.

“Mosnjohja e Kosovës bazohet në respektimin e rreptë të së drejtës ndërkombëtare dhe parimeve themelore të saj, siç është respektimi i integritetit territorial, të cilat janë shkelur”, ka thënë Molina.

I pyetur nëse Spanjës po i ushtrohet presion për ta ndryshuar pozicionin e saj, Molina ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se qëndrimi i këtij shteti nuk është kapriçioz dhe arbitrar.

“Megjithatë, është e vërtetë që mosnjohja shkakton probleme të konsiderueshme për Spanjën, veçanërisht në kontekstin e organizatave ndërkombëtare”, ka theksuar ai.

Ndërsa kur është pyetur për t’i komentuar spekulimet e fundit se Spanja e ka në plan të hapë zyrë ndërlidhëse në Prishtinë, Molina ka theksuar se kjo nuk do të supozonte ndryshimin e pozicionit spanjoll.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur të…