Ambasadori Szunyog përcjell nga afër procesin e votimit në veri
21 prill 2024
| 11:49
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog është duke përcjellur nga afër procesin e votimit në katër komunat veriore.
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka njoftuar se BE-ja ka gjithsej 60 anëtarë që po vëzhgojnë procesin e votimit.
“Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vizituar sot qendrat e votimit në Bërnjak dhe në Çabër, fshatra të komunës së Zubin Potokut, në kuadër të Vëzhgimit Diplomatik të organizuar nga BE-ja në Kosovë. Vëzhgimi diplomatik përfshin 17 ekipe me gjithsej 60 anëtarë nga BE-ja në Kosovë, shtetet anëtare të BE-së dhe vendet partnere, synon të fitojë njohuri mbi procesin e tërheqjes së kryetarëve të komunave”, thuhet në njoftimin për medie.