Ambasadori Thomas Kolly vizitoi Impiantin e ujërave të ndotura në Gjakovë

06 tetor 2021 | 23:27

 Ambasadori zviceran në Kosovë, Thomas Kolly së bashku me përfaqësues nga Banka Gjermane për Zhvillim (KFW), vizituan Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura, të cilët të u pritën nga Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Gjakova”, Ismet Ahmeti si dhe stafi menaxherial i kompanisë. Delegacioni i udhëheqyr nga ambasadori Kolly u njoftuan nga afër rreth zhvillimit të projektit të ITUN si dhe ecurisë së punimeve.

Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Gjakova” shprehu falënderimet për gjithë angazhimin dhe mbështetjen në shumë projekte të rëndësishme që Qeveria Zvicerane që i ka dhënë kompanisë KRU “Gjakova”, të cilat projekte drejtëpërdrejtë kanë të bëjnë me mirëqënien qytetare siq është dhe Impianti i Ujërave të Ndotura.

Impianti i Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Gjakovë, është bashkëfinancim nga Qeveria Zvicerane, Qeveria Gjermane si dhe Kuvendi Komunal-Gjakovë, vlera totale e këtij projekti është 16.8 milion euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje sa për të qeshur aq edhe e pabesueshme…