
Ambasadori turk: Turqia do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën
Zëvendësministri në detyrë i Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka pritur të enjten në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme aktuale në vend dhe raportet mes dy shteteve partnere.
Me këtë rast, zëvendësministri Ramadani ka thënë se në zhvillimin e përgjithshëm në Kosovë, sikurse edhe në rrugën tonë veri-atlantike, mbështetja e Turqisë është e rëndësishme.
“Kosova është e përkushtuar në zhvillimin e gjithëmbarshëm, avancimin e rrugës së saj drejt integrimeve në NATO-s dhe prosperitetin e të gjithë qytetarëve të saj pa dallime”, ka thënë Ramadani.
Ndërsa ambasadori turk, Çagrı Sakar, ka vlerësuar bashkëpunimin me Kosovën në fusha të ndryshme, duke theksuar vazhdimin e mbështetjes për vendin tonë nga ana e Turqisë.