Ambasadori turk uron myftiun Tërnava
20 korrik 2021
| 11:55
Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çagrı Sakar, ka uruar myftiun Naim Tërnava për festën e Kurban Bajramit, gjatë një vizite në Bashkësinë Islame të Kosovës.
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryesia e BIK-ut ka organizuar pritje përurimi, ku zyrtarë të shumtë kanë ardhur për vizitë.
Myftiu Tërnava, gjatë ditës uroi besimtarët myslimanë për këtë festë dhe ftoi qytetarët që të kenë kujdes dhe të respektojnë masat kundër Coronavirusit, pasi siç u shpreh, “virusi është ende në mesin tonë”.