Ambasadori ukrainas në Tiranë: Zelensky mendon për Kosovën
25 gusht 2023
| 13:53
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky mendon për Kosovën dhe se kupton ndihmën që Kosova i ka dhënë Ukrainës.
Kështu ka thënë ambasadori ukrainas në Tiranë, Volodymyr Shkurobv, në një intervistë për “ABC News”.
Megjithëkëtë, diplomati ukrainas ka hënë se sa i përket një vendimi për njohje ose jo të Kosovës, ajo mund të konsiderohet pas luftës që Ukraina është duke zhvilluar ndaj agresorit rus.
“Presidenti Zelensky mendon për Kosovën, ai e kupton që Kosova na ka dhënë asistencë, asistencë humanitare, ka strehuar disa gazetarë, por e dini tani Ukraina është në një situatë të vështire, mendoj se koha për vendime politike nuk është sot por një ditë tjetër pasi lufta të ketë ndaluar”, ka thënë ai.