Ambasadori Walker përballë shtatores së tij, ishte inauguruar 6 vjet më parë

15 janar 2023 | 15:08

Sot (e diel) është shënuar 24-vjetori i masakrës së Reçakut, ku janë vrarë 45 civilë shqiptarë nga forcat serbe.

Për të shënuar këtë përvjetor është mbajtur një ceremoni, ku morën pjesë krerë të pushtetit, derisa memorialin e kanë vizituar liderë opozitarë dhe qytetarë të shumtë.

Në Reçak nuk ka munguar as ambasadori William Walker, i cili i ka dhënë jehonë masakrës së 15 janarit të vitit 1999, duke e quajtur krim kundër në njerëzimit.

Derisa ishin në Reçak, Kurti dhe Osmani bashkë me ambasadorin Walker kanë vizituar edhe shtatoren e këtij të fundit, e cila është inauguruar para gjashtë vitesh.

“Pas homazheve, në shoqëri edhe të ambasadorit William Walker, përfaqësuesve diplomatikë të akredituar në Kosovë dhe në prani të shumë qytetarëve, kryeministri Kurti ka vazhduar me nderime te varrezat e të vrarëve nga forcat serbe, si dhe ka vizituar shtatoren e ambasadorit Walker”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi dhe Barcelona janë gati për ndeshjen El Clasico…