Ambasadori Walker viziton zjarrfikësit e Prishtinës
Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, ka vizituar të hënën Brigadën e Zjarrfikësve dhe të Shpëtimit në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë me dije nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook”, Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC).
“Ishte kënaqësi vizita në Brigadën e Zjarrfikësve në Prishtinë së bashku me ambasadorin amerikan William Walker, mikun e madh të shqiptarëve. Bashkë me komandantin e Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Latif Zeka, kryetarin e Sindikatës së pavarur të zjarrfikësve shpëtues, Muharrem Beka dhe me zjarrfikësit e kësaj brigade, bashkëbiseduam me ambasadorin Walker për të arriturat, problemet dhe sfidat e këtij shërbimi të sigurisë në Kosovë dhe mundësisë së bashkëpunimit dhe përkrahjes së ambasadorit për këtë shërbim”, ka shkruar Ahmeti.
William Walker është duke qëndruar në Kosovë me rastin e shënimit të 11-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
/Epoka e re/