Ambasadori Weidinger: Austria është investitori i katërt më i madh në Kosovë
Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, ka pritur sot në takim ambasadorin Austriak në Kosovë, Christoph Weidinger me të cilin ka biseduar për proceset integruese dhe për mbështetjen e integrimit Evropian të Kosovës.
Ambasadori Weidinger ka theksuar se qeveria e re austriake ka deklaruar në programin e saj, se me prioritet te lartë do vazhdoj të mbështes Kosovën në rrugën e saj evropiane, se do angazhohet edhe më tej në procesin e liberalizimit të vizave, dhe se Austria mbështetë dialogun në mes Prishtinës dhe Beogradit.
Ambasadori Weidinger e ka informuar ministrin Reka se Austria është investitori i katërt më i madh në Kosovë dhe mbështetë projekte në sektore të ndryshme si në arsimi të lartë, shkencë, ekonomi/biznese të vogla dhe të mesme e tjera.
Ai ka pohuar se Austria është investitori më i madh në fushën e arsimit të lartë.
/Epoka e re/