Ambasadori Westerlund falënderon Osmanin që festuan bashkë për anëtarësimin e Suedisë në NATO
08 mars 2024
| 14:39
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje e ka vizituar ambasadën suedeze në Kosovë me rastin e anëtarësimit të Suedisë në NATO. Nga atje, Osmani tha se ky hap e forcon jo vetëm sigurinë e Suedisë, por edhe atë evropiane.
Ndërsa, ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, e falënderoi Osmanin për vizitën dhe për festën në ditën, siç e quajti ai, historike për Suedinë.
“Zonja presidente, kënaqësia ishte e gjitha e imja. Faleminderit që festuat ditën historike të Suedisë me mua dhe kolegët e mi në ambasadën suedeze”, ka shkruar ai.
Dje, zyrtarisht Suedia është bërë anëtari i 32-të i Aleancës Veriatlantike.