Ambasadori i Zvicrës: Do të vazhdojmë ta përkrahim Kosovën
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Bejtush Gashi, ka pritur të premten në takim njoftues ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.
Ministri Gashi ka falënderuar ambasadorin zviceran për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i tij ka dhënë për Republikën e Kosovës, veçanërisht për MPB-në, sa i përket projekteve të përbashkëta, kryesisht të çështjes së migrimit.
Ndërsa ambasadori zviceran, Jean-Hubert Lebet, ka premtuar se Zvicra do të vazhdojë të jetë përkrahëse në proceset nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës.
Gjatë këtij takimi, të dy bashkëbiseduesit fokus të veçantë i kanë kushtuar edhe çështjes së migrimit. Ata kanë vlerësuar se ka pasur një bashkëpunim të mirë në çështjen e menaxhimit të migrimit dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
/Epoka e re/