Ambasadorja amerikane në Mal të Zi blen burek shqiptari
26 shkurt 2021
| 14:37
Ambasadorja amerikane në Mal të Zi, Judy Rising Reinke , ka vizituar furrën e një shqiptari, ku edhe ka blerë burek.
Ajo në llogarinë e vet në “Twitter” ka treguar për ndalesën që ka bërë në këtë furrë, ku ka takuar edhe takoi pronarin e saj, Latif Muhadri, i cili ofron bukë falas për njerëzit që kanë nevojë.
“Unë sot takova një njeri të mirë. Furrtari Latif Muhadri ofron bukë falas për këdo që ka nevojë, prandaj u ndala për të mësuar më shumë. Jam prekur duke parë njerëzit në Mal të Zi por edhe në vendlindje në Shtetet e Bashkuara që shtrijnë dorën e ndihmës në kohë të vështira. (P.S. Unë e pagova vetë burekun tim të shijshëm – ia vlen çdo cent#NovaMoba”, ka shkruar ajo.