Ambasadorja amerikane në NATO, Smith: SHBA mbështet fuqishëm dialogun mes Kosovës dhe Serbisë
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Julianne Smith me anë të një postimi në Twitter ka bërë të ditur se ka biseduar me të dërguarin e SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar për situatën në veri të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.
Smith ka thënë se SHBA mbështet fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga BE’ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Teksa, ka theksuar se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajon.
“Bisedë me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar për situatën në veri të Kosovës. SHBA mbështet fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe është e përkushtuar për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajon”, shkroi ajo.
Great to touch base w/Dep. Asst. Sec. Escobar, @StateDept envoy to the Western Balkans, to discuss the situation in northern Kosovo. The U.S. fully supports the EU-facilitated dialogue between Serbia and Kosovo and is committed to peace, stability, and prosperity in the region. pic.twitter.com/12j6mgO6Hg
— Ambassador Julianne Smith (@USAmbNATO) January 9, 2023
Escobar dhe emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak sot kanë zhvilluar një takim në selinë qendrore të NATO’s.
Në një postim në Facebook nga misioni i SHBA’së në NATO u tha se paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë të rëndësishme për të gjithë europianët.
“Paqja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor janë të rëndësishme për të gjithë evropianët. Shtetet e Bashkuara, aleatët tanë të NATO-s dhe BE-ja janë të përkushtuara të punojnë me Serbinë dhe Kosovën për të gjetur një zgjidhje dhe rrugë përpara në interes të stabilitetit, sigurisë dhe mirëqenies së të gjitha komuniteteve”, thuhej në postim.