Ambasadorja amerikane njeh Alibeajn si kryetar të PD-së

05 prill 2022 | 13:34

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas takimit që ka pasur me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike në Kryesinë e Kuvendit.

Ajo që bie në sy në postimin e diplomates amerikane në llogarinë e vet në në “Twitter” është se Kimi i referohet Alibeajt si kryetar i komanduar i PD-së.

Pra nuk e ka takuar Alibeajn në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar, por vazhdon ta njohë si kryetar të komanduar të PD-së, pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.

“Diskutim shumë i mirë sot me ushtruesin e detyrës së kryetarit të PD-së dhe kreut të grupit parlamentar, për një gamë të gjerë çështjesh. ShBA-ja ka pasur një marrëdhënie të fortë, të veçantë me PD-në që në lindjen e saj. Ne e vlerësojmë këtë marrëdhënie dhe rolin e domosdoshëm të PD-së, shpresojmë që të dyja vetëm të forcohen. ShBA-ja dhe Shqipëria kanë shumë punë përpara për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, demokracinë, ndërtimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe zgjerimin e mundësive të biznesit dhe ekonomike për të gjithë. Le të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa!”, ka shkruar ambasadorja Kim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Prishtinë do të mbahet një ngjarje e jashtëzakonshme në…