Ambasadorja amerikane për tensionet në veri: Lini egon personale, dëgjoni miqtë

21 qershor 2023 | 11:50

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, teksa ka mbajtur një konferencë lamtumire në Tiranë, ka folur dhe për situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Ajo i ka bërë thirrje qeverisë që drejtohet nga Albin Kurti që të dëgjojë miqtë në raport me situatën e tensionuar në Kosovë.

Ambasadorja Kim ka thënë se rruga e nisur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe do të përfundonte me njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Sa i përket Asociacionit, liderët e Kosovës dhe Serbisë kanë rënë dakord, pasi kanë rënë dakord për rrugën përpara që do të përfundonte me njohjen e Kosovës. Nuk besoj që njerëzit kanë nevojë që t’ju rikujtohet sa shumë beson ShBA-ja tek Kosova. Dashuria që ne kemi, angazhimi për një Kosovë të pavarur dhe sovrane. Edhe në fakt, nëse keni nevojë për prova, hidhni sytë prapa, disa vite më parë. Cilat janë hapat që duhen ndjekur, që dy palët të lëvizin përpara? Në fakt kjo është koha që udhëheqësit të lënë pas egon e tyre dhe të mendojnë për krenarinë kombëtare, dhe të marrin në konsideratë atë që u thonë miqtë e tyre”, ka thënë ambasadorja Kim.

Më tutje, ajo është shprehur se Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiqi duhet të marrin në konsideratë vendet mike dhe mos të veprojnë me ego personale sepse problemi sipas saj nuk është personal, por kombëtar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Vesa Broja, së bashku…