![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/02/hungari.jpg)
Ambasadorja Budima i dorëzoi kredencialet presidentit të Hungarisë
18 shkurt 2022
| 13:33
Gjeneza Budima ka dorëzuar letrat kredenciale të akreditimit si ambasadore e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e Republikës së Kosovës në Hungari, te president i Republikës së Hungarisë, Janos Ader.
Ceremonia formale u zhvillua në ambientet e Pallatit Presidencial Sandor në Budapest.
Gjatë ceremonisë, ambasadorja Budima ia përcolli presidentit Ader mesazhet mirënjohëse dhe falënderimin e presidentes Osmani-Sadriu për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të Hungarisë dhënë Kosovës dhe populli të saj.