Ambasadorja Çitaku dorëzon medaljen e “Urdhrit të Lirisë” në Shtëpinë e Bardhë

05 tetor 2020 | 08:41

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, i ka dorëzuar Robert O’Brien, këshilltarit për Siguri Kombëtare të presidentit Donald Trump, medaljen “Urdhri i Lirisë”. Me këtë rast O’Brien tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenarë që kanë lehtësuar normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.

“Thellë i nderuar për t’u prezantuar me ‘Medaljen e Meritave’ të presidentit të Kosovës. Shtetet e Bashkuara ishin krenare për ta lehtësuar angazhimin historik të normalizimit ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës dhe ne do të vazhdojmë të ndërtojmë mbi këtë moment”, ka thënë O’Brien.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dekoruar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me medaljen e “Urdhri i Lirisë”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat e armatosura të Azerbajxhanit kanë çliruar një qytet tjetër…