Ambasadorja Çitaku: Faleminderit Vasfije Krasniqi-Goodman, heroina jonë
30 prill 2019
| 21:42
Ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, ka falendëruar për paraqitjen dhe guximin, Vasfije Krasniqi-Goodman për rrëfimin e saj në Kongresin Amerikan për tmerrin që ka përjetuar nga forcat serbe.
“Kur foli Vasfija, në sallën e Kongresit Amerikan zotëroi heshtja. Dhe lotët. Kam përcjellur shumë seanca në Kongresin Amerikan. Anjëherë nuk kam parë aq shumë emocione dhe aq shumë solidarizim nga ana e përfaqësuesve amerikan. Faleminderit Vasfije Krasniqi Goodman, heroina jonë”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në “Facebook”.
/Epoka e re/