Ambasadorja Çitaku komenton procesin zgjedhor: Kosova shembullore!
07 tetor 2019
| 04:52
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka komentuar procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se fushata ka përfunduar pa asnjë incident, gjithashtu edhe votimi ishte i qetë.
“Kosova shembullore! Fushatë pa asnjë incident serioz. Votim i qetë. Rezultatet dalin brenda pak orësh dhe pranohen pa eufori nga fituesit dhe pa dëshpërim nga humbësit! Zemër e madhe je #Kosovë”, ka shkruar Çitaku.
/Epoka e re/