Ambasadorja Çitaku: Kosova është me fat që ka mbështetjen e ShBA-ve
29 qershor 2018
| 15:15
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA),Vlora Çitaku është takuar me sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.
Ajo ka thënë se Pompeo e njeh mirë Kosovën dhe se vendi ynë është me fat që në vazhdimësi e ka pasur mbështetjen amerikane.
“Pata kënaqësinë që ta takoj sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo. Sekretari Pompeo e njeh shumë mirë Kosovën dhe ne jemi me fat që kemi pasur dhe e kemi mbështetjen e ShBA, pavarësisht ndryshimeve në administratën amerikane”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
Foto: “WashingtonLife”