Ambasadorja Çitaku: Nesër të jemi të matur për festën e ushtrisë
13 dhjetor 2018
| 17:09
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Vlora Çitaku, ka kërkuar që qytetarët e Kosovës të jenë të matur në ftesën e nesërme kur do të votohet në Kuvend transformimi i FSK-së në ushtri
“Sikur para 10 vitesh kur shpallem pavarësinë, edhe nesër duhet të jemi të vëmendshëm dhe të matur në festën tonë. Pa triumfalizëm. Me dinjitet. Nesër Kosova e merr një vendim të natyrshëm. Dhe nuk duhet të harrojmë kurrë se ajo çka e mbanë Kosovën të sigurt është kualiteti i aleancave tona. Të dëshmohemi edhe nesër si partner serioz dhe i besueshëm”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/