Ambasadorja Çitaku organizon pritje për nder të gjeneralit Wesley Clark
Ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, me rastin e 20-vjetorit të ndërhyrejs ushtarake të NATO-s në Kosovë ka organizuar pritje për nder të gjeneralit Wesley Clark.
“Dua të falenderoj kryetarin e Komisionit për punë të jashtme të kongresit amerikan z. Eliot Engel per fjalimin domethënës. Jemi të inkurajuar nga prezenca dhe fjalim i ndihmëssekretarit për Europë zotit Phillip Reeker. Falenderojmë zotin Jim O’brien, zotin Matt Palmer, Daniel Server, Mike Hatzel, Jim Hooper dhe shumë e shumë të tjerë që na nderuan sonte”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në “Facebook”.
Ajo ka falendëruar komunitetin shqiptaro-amerikan. “Pa punën dhe sakrificën e tyre liria jonë do të ishte e pamundur. Jemi të fortë, bashkë”, ka shkruar ambasadorja Çitaku.