Ambasadorja Çitaku: Serbia mundohet ta vonojë të pashmangshmen, njohjen e Kosovës
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku, ka marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit, ku ka thënë se Serbia do të krijojë çdo pretekst të paqenë vetëm për ta vonuar të pashmangshmen, pranimin e Kosovës si shtet i pavarur.
Çitaku ka theksuar në Këshillin e Sigurimit se Kosova kurrë nuk do të pranonte të negocionte me Serbinë rreth pavarësisë apo ekzistencës së saj.
“Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë nuk do të zhvillohet kurrë në atë mënyrë që e cenon të drejtën tonë për të ekzistuar si shtet i pavarur. Kosova kurrë nuk do ta negociojë pavarësinë e saj”.
“Problemi qëndron se Serbia vazhdimisht refuzon ekzistencën e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran”.
“Prandaj unë nuk arrij të kuptoj përse ne jemi takuar këtu. Serbia vazhdon të krijojë dramë artificiale. Ata nuk na befasojnë më me absurditetin e tyre. Ne nuk asnjëherë nuk do ta mohojmë ekzistencën tonë”, ka thënë Çitaku.