
Ambasadorja Çitaku: Sot mbahet një seancë koti në Këshillin e Sigurimit
07 shkurt 2019
| 15:48
Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, ka thënë se sot në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) do të mbahet një seancë koti, të cilën e ka kërkuar Serbia për të diskutuar për Kosovën.
Çitaku në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se është e neveritshme se si Këshilli i Sigurimit po shndërrohet në teatër për t’i mundësuar Serbisë përsëritjen e gënjeshtrave.
“Sot edhe një seancë koti. Pa rëndësi dhe pa asnjë nevojë. E neveritshme të shihet se si Këshilli i Sigurimit po shndërrohet në teatër ku i mundësohet Serbisë të përsërisë gënjeshtra në të cilat nuk beson as vet”, ka shkruar Çitaku.
/Epoka e re/