Ambasadorja Çitaku tallet me Brnabiq
30 maj 2019
| 21:28
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka ironizuar me deklaratën ofenduese të kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, se shqiptarët vijnë nga mali.
“Në fakt, sapo erdha nga malet”, ka shkruar diplomatja Çitaki sipër një imazhi të publikuar në profilin e vet në “Facebook”.
Rikujtojmë se Brnabiq ka bërë një deklaratë raciste në prani të ambasadorit të BE-së, Sem Fabrizi, duke thënë ‘njerëz që kanë dalë nga mali’ dhe se “ka edhe terroristë, por që nuk janë dënuar”, duke iu referuar krerëve të shtetit në Kosovë, të cilët, sipas saj, bëjnë garë se kush është shovinisti dhe nacionalisti më i çmendur.