Ambasadorja e Finlandës: Taksa të hiqet, për liberalizimin e vizave ka ende punë
Edhe Finlandës nuk po i pëlqen vendimi i Qeverisë së Kosovës i marrë më 21 nëntor të vitit të kaluar për vendosjen e takës prej 100% ndaj produkteve që vijnë nga Serbia e Bosnja.
Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall i tha “Ekonomia Online” se taksa nuk është vendim i duhur.
Ajo tha se vendi nga ajo vjen, është pro tregut të lirë dhe kështu sugjeron të veprojë edhe Kosova për të mirën e përgjithshme.
“Unë mendoj se është koha që ju të vendosni si kosovarë, është çështje e qeverisë kosovare dhe duhet të vij vendimi nga qeveria se të mbaj apo të mos ta mbaj taksën, unë vij nga Finlanda dhe ne jemi mbështetës të mëdhenj të tregut të lirë, kështu që, për ne tregu i lirë është shumë i rëndësishëm për të qenë si vend i vogël në veri dhe na duhet çdo ditë, kështu nëse ju e shihni në këtë perspektivë sigurisht është më mirë për të ardhmen me Serbinë gjithashtu që ju nuk duhet të kenë çështje të taksës nga dy anët”, tha ajo.
Stjernvall tha se edhe reagimet kundër taksës janë me vend, por prapë insiston se tregu i lirë është i domosdoshëm për zhvillimin ekonomik të dy vendeve.
Stjernvall tha se çështja e liberalizimit të vizave nuk varet vetëm nga vendi që ajo vije, por nga gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.
Madje përfaqësuesja e Finlandës thotë se ka ende punë për t’u bërë sa i përket lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen.